Qytetari i ashpër ndaj qeverisë së Kurtit, kujton se sa herë ia ka rritur rrogën Thaçi (video)
11 prill 2022
| 13:32
“Cila ka qenë qeveria më e mirë që e ka pasur Kosova?” Kjo ishte pyetja që gazetari i “T7” ua ka bërë qytetarëve në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Mendimet e tyre ishin nga më të ndryshmet.
“Sipas mendimit tim dy qeveri kanë qenë më të mirat, ajo e Bajram Rexhepit dhe tash e Albin Kurtit. Ajo e para e ka stabilizuar qeverinë, kjo e fundit duhet të bëj ndryshime”, ka thënë një qytetar.
Ndërsa një qytetar tjetër është treguar i ashpër ndaj qeverisë së Kurtit, derisa ka kujtuar se sa herë ia ka rrit rrogën Hashim Thaçi kur ishte kryeministër.