
Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt
Shumë qytetarë janë mbledhur sot pas ardhjes së ish presidentit Hashim Thaçi te varri i babait të tij në Burojë të Skenderaj.
Një qytetarë shihet me lot në sy duke parë ish presidentin Thaçi i cili vizitoi varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi si dhe vendosi kurora me lule.
Ndërkaq, nën masa të rrepta sigurie, Thaçi vizitoi varrin e babait të tij.
Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë
“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Telegrafi/