Qytetari i shkruan kryetarit të Fushë-Kosovës: Mbeturinat e ‘Viva Freshit’ na kanë ngufatur (Video)

17 shtator 2020 | 22:20

Një qytetar i Fushë Kosovës në kushte anonimiteti i ka shkruar kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Qytetari në fjalë i ka bërë me dije kryetarit Berisha se në rrugën “Xhamail Mustafa” janë të ngulfatur nga mbeturinat e ‘Viva Freshit’.

“Kryetar jam qytetar i Fushë Kosovës dhe jetoj në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në ndërtesën e ‘Model Slovenia’ mbrapa ‘Viva Freshit’. Ballkonin e dritaret e dhomave tjera të gjitha i kam mbrapa ‘Viva Freshit’ nuk mund te hapen nga mbeturina e ‘Vives’ nga papastërtia dhe era. Gjithashtu në mesnatë vijnë qenët endacak të cilët bëjnë zhurmë dhe ndikon në gjumë, kjo nuk ndodh brenda një dite e nate, por është përditshme. Ju kisha lutur si qytetar të merrni masa ose gjeni ndonjë zgjidhje me biznesin e cekur”, ka shkruar qytetari.

https://www.facebook.com/fushekosovacity1/videos/705445586850119/?t=26

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita është kualifikuar në raundin e tretë…