Qytetari i tregon Haxhiut ku është: Mos i mundo policët të më kërkojnë, vij vetë

06 shtator 2022 | 09:01

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në polici Korab Blakajn, një qytetar i cili shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyrë për t’i treguar ngjarjen e tentimdhunimit të vajzës së tij 14 vjeçe.

Sot në mëngjes qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.

“Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës,mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e…