Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

12 janar 2025 | 11:08

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje tubimin zyrtar të hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Derisa shumë mbështetës të PDK-së prisnin në radhë për t’u futur dje në sallën ‘1 Tetori’, ku u mbajt takimi, deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, iu bë një pyetje interesante.

“Pse s’e keni marr vendin ma të madh?, e pyet qytetari Enver Hoxhajn, i cili gjithashtu pret në radhë për t`’u futur në sallën ku do të mbahet hapja e fushatës, e i cili kandidon edhe për një mandat tjetër për deputet në këto zgjedhje.

Megjithatë, Hoxhaj ka një përgjigje interesante “Të dytin e kemi në Stadium”, duke aluduar që tubimin e dytë PDK do ta mbajë në stadiumin Fadil Vokrri./Telegrafi/

https://www.facebook.com/reel/573428155574182 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik dhe njohësi i fushatave elektorale në Evropë dhe…