Qytetari mbush veturën me karburant dhe më pas ikë pa paguar
10 qershor 2022
| 13:03
Me datë 09.06.2022 në ora 16.30 në Njësinë e Policisë-Tearcë, personi A.B. (29) nga Nerashti i Tetovës, punonjës në pikën e karburantit në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, ka raportuar se rreth orës 12.15 personi T.I. Nga Reçica e Madhe e Tetovës ka mbushur automjetin e tij me karburant në vlerë prej 5000 denarë dhe është larguar pa paguar.
Rasti është duke u hetuar nga policia edhe pse sipas qytetarëve ky rast nuk është i pari i këtij lloji dhe se në ditën në vazhdim do të ndodhin kësi gjëra shumë shpesh për arsye të çmimit të pa përballueshëm të derivateve të naftës.