Qytetari me kazmë largon barrierat nga shtegu i biçikletave në Prishtinë

16 shtator 2020 | 14:30

Një person është xhiruar duke hequr barrierën mbrojtëse nga shtegu i biçikletave në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ndaj këtij veprimi të pahijshëm ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i Prishtinës e ka shpërndarë videon duke thënë se një gjë e tillë është vepër penale.

“Pse more vëlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh që je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/804297165/videos/10160307878102166/?extid=50FulikyOyP6O1iZ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shembujt e mësimdhënësve të angazhuar gjatë pandëmisë së virusit Covid-19…