Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

08 qershor 2021 | 08:46

Mbrëmë, rreth orës 23:50, një qytetar i Ferizaj, O.L 21-vjeçar, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura para Emergjencës në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se portofoli i përkiste Ç.A 22-vjeçar nga Ferizaj.

“Personi që ka gjetur portofolin menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë (381 euro dhe dokumentet e tij)”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në mëngjes, policia bastisi një numër adresash në…