Qytetari nga Peja dorëzon në polici një shumë parash të gjetura

13 dhjetor 2020 | 12:58

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar për një rast të dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga në qytetar nga Peja.

Sipas njoftimit të policisë, në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

“Me datë 12.12.2020 rreth orës 13:50, një qytetar (cigareshitës) ka gjetur një kuletë në rrugën ‘Eliot Engel’, të cilën e ka sjell në Stacionin Policor Pejë. Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e policisë, është bërë identifikimi i pronares dhe e njëjta është ftuar në Stacionin Policor në Pejë, e cila ka pranuar kuletën, të hollat, kartelat bankare, letërnjoftimin dhe dokumentet e tjera. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar dy zyrtarë policorë…