Qytetari nga Prizreni e gjen një kuletë me para, e dorëzon në polici

25 shkurt 2025 | 09:50

Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një portofol në Stacionin Policor në Prizren të cilën e kishte gjetur në parkun e qytetit në Prizren.

Në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.

Policia tha që nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, tha policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NJOFIM PËR DISPONUESHMËRINË E PLANIT TË ANGAZHIMIT TË PALËVE TË…