Qytetari nga Rahoveci gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Policia e Kosovës në Rahovec ka bërë me dije së me 12 mars rreth orës 14:00, një qytetar, siç e ka cilësuar policia të ndërgjegjshëm ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe i ka dorëzuar në stacionin policor.
Policia ka theksuar se përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre.
“Për shkak të pozicionit dhe objektivit të paqartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne. Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, ka njoftuar policia.