Qytetari nga Skenderaj: Gjykata Speciale e ka bo bërllok krejt
02 prill 2023
| 11:48
Dhjetëra autobusë me qytetarë janë nisur nga Skenderaj drejt Prishtinës për të marrë pjesë në “Marshin për drejtësi”, në përkrahje të liderëve të UÇK-së ndaj të cilëve nesër do të nis procesi gjyqësor.
Një qytetar pak para nisjes ka pasur disa fjalë për Gjykatën Specialen. “Specialja e ka bo bërllok krejt. Po dalim me protestuar”, ka thënë ai për “Kanal 10”.
E një qytetar tjetër, ka kritikuar faktin se kriminelët serbë enden të lirë.
“Arsyeja e sotit është të marshojmë për drejtësi. Bëhet drejtësi sepse kriminelët që kanë bërë krime e masakra në Kosovë gjenden të lirë në Serbi e Kosovë,e ata që kanë luftuar për liri po mbahen padrejtësisht. Ata janë të pafajshëm dhe i presim të lirë”, ka thënë ai.