Qytetet e ngritura nga themelet për të qenë kryeqytete (FOTO)

27 shtator 2019 | 15:09

Brazilia, kryeqyteti i Brazilit. Ndërtimi filloi në vitin 1950, edhe pse ideja për të spostuar kryeqytetin nga Rio de Zhaneiro, më në qendër të vendit, u sanksionua në kushtetutë që në vitin 1891.

Lima

Dy shtete do të ndryshojnë së shpejti kryeqytetet, duke i transferuar në dy qytete të reja, të ndërtuara enkas për këtë qëllim. Egjipti po ndërton kryeqytetin e ri 45 kilometra në lindje të Kajros, në një qytet të ri, të paemëruar që nga 2015, i ngritur nga themelet dhe që mendohet të jetë funksional nga viti i ardhshëm.

Edhe Indonezia shpalli planin për të lënë Xhakartën si kryeqytet e për të ndërtuar një të ri në mes të xhunglës në krahinën e Borneos. Edhe Idonezia lajmëroi të njëtën gjë, Xhakarta rrezikon edhe të zhduket pasi po zhytet në det me shpejtësi.

Ndërtimi i një kryeqyteti nga e para nuk është një lajm i ri, pasi shumë kryeqytete në botë gjatë historisë janë ndërtuar nga themelet me qëllimin e qartë, mes tyre Brazili, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Praktika ofron shumë përparësi (dhe disa rreziqe), duke filluar nga aftësia për të zgjedhur një lokacion specifik brenda një vendi – zakonisht një vend që të jep sigurinë e ekuilibrit dhe neutralitetit./Marrë nga CNN

Brazilia, kryeqyteti i Brazilit. Ndërtimi filloi në vitin 1950, edhe pse ideja për të spostuar kryeqytetin nga Rio de Zhaneiro, më në qendër të vendit, u sanksionua në kushtetutë që në vitin 1891.

Brazilia, kryeqyteti i Brazilit. Ndërtimi filloi në vitin 1950, edhe pse ideja për të spostuar kryeqytetin nga Rio de Zhaneiro, më në qendër të vendit, u sanksionua në kushtetutë që në vitin 1891.

Valeta, kryeqyteti i Maltës. Më i vogli në Europë, i ndërtuar në vitin 1565, pas Rrethimit të Madh të Maltës. Qyteti ka marrë emrin e Mjeshtrit të Madh Jean de Valette.

Kanberra, kryeqytet i Australisë. Në vitin 1911 nisi një konkurs për dizajnin dhe ngritjen e kryeqytetit të shtetit kontinent. Transferimi i statusit kryeqytet nga Melburni u bë në vitin 1927.

Uashington DC, kryeqytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kongresi amerikan vendosi të krijonte një territor që nuk i përkiste asnjë prej shteteve, të quajtur Distrikti i Kolumbias, në vitin 1790. Qyteti mori emrin e Presidentit George Eashington dhe ishte vetë ai që dekretoi projektligjin.

Otava, kryeqytet i Kanadasë. Para se të emërohej kryeqyteti i kolonisë britanike të Provincës së Kanadasë në vitin 1857, Otava ishte një qytezë e vogël. U zgjodh për faktin e vetëm se vendndodhja ishte mes zonës anglishtfolëse dhe asaj frengjishtfolëse.

Nju Delhi, kryeqytet i Indisë. Në vitin 1911, Mbreti Xhorxhi V, asokohe Perandor i Indisë, deklaroi se kryeqyteti i territorit të sunduar nga Anglia në periudhën 1858 – 1947 do të spostohej nga Kalkuta në Delhi. Themelet e një qyteti të ri, Nju Delhit, u ngritën rreth 5 kilometra në jug të qytetit ekzistues dhe përurimi u bë në vitin 1931

Islamabad (qyteti i Islamit), kryeqytet i Pakistanit. Zëvendësoi Karaçin në këtë rol në vitin 1963, pasi u ndërtua nga e para për tre vite. Me një popullsi prej 1 milionë banorësh, Islamabad është qyteti i nëntë më i populluar në Pakistan.

Abuxha, kryeqytet i Nigerisë. Zëvendësoi Lagosin në vitin 1991. Shteti afrikan donte të krijonte një kryeqytet që të përfaqësonte neutralitet dhe për këtë arsye u ndërtua në zemër të vendit, me një klimë më të freskët se sa Lagosi.

Gaberones, kryeqytet i Botsvanës. U shpall i tillë në vitin 1965, një vit para se vetë shteti të deklaronte pavarësinë nga Britania e Madhe.

Naypyidaw, kryeqytet i Mianmarit. Zëvendësoi Yangonin në vitin 2006, duke u bërë shpejt shtëpia e 1 milionë personave.

Lima, kryeqytet i Perusë. Themeluar me emrin Qyteti i Mbretërve në vitin 1535 nga pushtuesi Francisco Pizarro. U zgjodh kryeqytet për shkak se ishte pranë bregut dhe rrjedhimisht më afër Spanjës. Mbeti i tillë edhe kur shteti mori pavarësinë nga Spanja në shekullin XIX.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…