Qytetet më ta vjetra në botë (Foto)

23 maj 2019 | 12:26

Profesori M.E Smith nga Universiteti i Arizonës, ka botuar veprën “Enciklopedia e Studimeve Urbane”.

Në këtë libër ai e ka përkufizuar një qytet në bazë të ndërtimit të banesave në mënyrë të dendur, me shoqëri heterogjene.

Arkeologët kanë zbuluar artefakte të ndryshme që kanë vërtetuar këtë shoqëri heterogjene, duke identifikuar kështu disa nga qytetet më të lashta në botë që vazhdojnë të jenë të banuar dhe sot.

Por, përcaktimi i më të vjetrit fare është ende i vështirë, për shkak të faktorëve të shumtë. Megjithatë, sipas provave të gjetura deri tani, këto janë qytetet më të vjetër në botë.

Damask, Siri. Qyteti i lashtë i Damaskut njihet gjerësisht si një nga qytetet që janë banuar më gjatë në tokë pa ndërprerje. Shkencëtarët kanë gjetur prova se në rrethinat e qytetit ka pasur qytetërim që 11 mijë vite më parë, 9 000 p.e.s.

Biblos, Liban. Njihej dikur si qyteti më i lashtë në botë. Zona është banuar 9 000 vite më parë, 7 000 p.e.s.

Xheriko, Palestinë. Shumë studiues e njohin si më të vjetrin në botë. Fortesa është ndërtuar 8 800 vite më parë (6800 p.e.s, por është banuar edhe që vitin 7 000 p.e.s”

Teba (Luksori) në Egjipt, kryeqyteti i Egjiptit të Sipërm, u bë kryeqendra fetare e vendit derisa ra, pas ardhjes së Perandorisë Romake.

Rej, Iran. i njohur edhe si Rages, ky qytet ka gjurmë banimi që 8 000 vite më parë.

Alepo, Siri, është banuar që 8 000 vite më parë, pa ndërprerje. Megjithatë, një tejtër zonë, vetëm 20 km larg Alepos, tregon se ka pasur qytetërim që 13 000 vite më parë, që do ta bënte më të vjetër se Damaskun.

Eridu, Irak. Diskutohet si një prej qyteteve më të lashtë në botë. Ai konsiderohet si qyteti i parë në jug të Mesopotamisë. Lista e Mbretit Sumerian, një tabletë e lashtë guri e shkruar në gjuhën sumere, flet për ekzistencën e këtij qyteti që prej 60 mijë vitesh, por nuk ka prova për atë periudhë.

Varanasi, Indi. Mitologjia vendase thotë se Varanasi është themeluar nga Shiva. Gërmime në vitin 2014 vërtetuan se qyteti ka qenë i banuar që 3 800 vite më parë.

Plovdiv, Bullgari. Ka gjurmë banimi që 8 000 vite më parë.

Uruk, Irak, është themeluar në lashtësi nga mbreti Enmekar. Edhe ai përmendet në tabletën sumere, në Listën e Mbretit Sumerian, si nga më të vjetrit në botë. Tek Epi i Gilgameshit, Gilgameshi ndërton një mur rrotull Urukut dhe bëhet mbret i qytetit. Arkeologët kanë zbuluar qytete të ndërtuar mbi qytete në Uruk, që nga 7 000 vite më parë, qytet që është zëvendësuar nga një tjetër i ndërtuar 5 800 vite më parë, e deri në 4 000 vite më parë.

Sidon, Liban. Ka qenë një qendër urbane që 6 000 vite më parë. Ka qenë qyteti më i rëndësishëm fenikas, për shkak të vendndodhjes dhe portit në Mesdhe.

Beirut, Liban. Ka shenja banimi që 5 000 vite më parë.

Athina ka qenë e banuar për më shumë se 7 000 vite.

Argos, Greqi. Ashtu si Athina, ka qenë i banuar për 7 000 vite.

Jerusalemi, vendlindja e besimeve të rëndësishme fetare, ka qenë i banuar për 5 000 vite.

Luojang, Kinë, është banuar që 4 000 vite më parë.

Anaba, Algjeri. Është banuar që 3 200 vite më parë.

Çula, Meksikë. 2 500 vite më parë.

Erbil, Kurdistani i Irakut, 4 300 vite më parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon të trondisë historia e Emiliano Sala, i cili humbi…