Qytetet më të bukura në botë sipas një raporti britanik, nëntë nga Evropa
Disa qytete shfaqen vazhdimisht në listat e më të bukurave, megjithëse ndjesia subjektive e turistëve shpesh është pak më ndryshe
Por cilat qytete janë më të bukurat, nëse përdoret raporti i artë, një parim matematikor që përdoret në arkitekturë prej shekujsh për të arritur harmoninë dhe bukurinë?
Nëntë qytete evropiane ishin në listën e raportit të artë, e cila ka një listë të renditjes prej dhjetë pozicionesh.
Si pjesë e hulumtimit, u analizuan mbi 2.400 ndërtesa në mbarë botën.
Sipas rezultateve të faqes britanike Online Mortgage Advisor, shumë kryeqytete evropiane ishin ndër dhjetë qytetet më të bukura.
Cilat qytete janë më të bukurat në botë?
Venecia, një qytet në Itali, është i njohur për kanalet dredha-dredha dhe arkitekturën eklektike. Siç deklaruan studiuesit në studim, më shumë se 83 për qind e ndërtesave në Venecia korrespondojnë me termin “seksion i artë”. Ky fakt e bën atë një ndër qytetet më të bukura në botë.
Qyteti i dytë, gjithashtu në Itali, është Roma, që ka 82 për qind të ndërtesave sipas “seksionit të artë”. Konsiderohet si kryeqyteti më i bukur evropian.
Në vendin e tretë është Barcelona në Spanjë. Në të katërtin është Praga në Republikën Çeke, e cila është e famshme për Katedralen gotike të Shën Vitusit dhe ndërtesën moderne të Shtëpisë së Vallëzimit.
I vetmi qytet që nuk ndodhet në Evropë, dhe e gjeti veten në listën e “raportit të artë”, është Nju Jorku në SHBA.
Qyteti më i bukur në Francë është Bordeaux, i cili zuri vendin e nëntë sipas “raportit të artë” me 75.3 për qind. Qyteti është i famshëm për vreshtat e tij dhe arkitekturën mbresëlënëse si muzeu Cité du Vin dhe ndërtesa e teatrit klasik.
Parisi, pavarësisht nga monumentet e Kullës Eifel dhe Katedrales Notre Dame, ishte në vendin e dymbëdhjetë.
Asnjë qytet i vetëm britanik nuk u përfshi në listën e “raportit të artë”.
Lista e qyteteve më të bukura tregoi se Evropa dominon në bukurinë arkitekturore të estetikës, harmonisë dhe dizajnit urban.
Ndër njëzet qytetet e “raportit të artë” ishin Athina (Greqi), Budapesti (Hungari), Vjena (Austri), Milano (Itali), Firence (Itali), Kopenhagen (Danimarkë), Amsterdam (Holandë).