
Qytetet turke të shkatërruara nga tërmeti, pamje nga droni
13 shkurt 2023
| 08:13
Janë publikuar pamjet me dron të ndërtesave të shembura në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e të hënës së kaluar.
Po ashtu në pamje shihen edhe përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për t’i nxjerrë nga rrënojat njerëzit.
Dy tërmete me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 30 000.