Qyteti gjerman largon statujën e Erdoganit
29 gusht 2018
| 17:02
Autoritetet e qytetit gjerman Wiesbaden kanë larguar statujën e artë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas përplasjeve që nxiti ajo mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.
“Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi ta heq statujën, pasi siguria nuk mund të garantohej më gjatë”, ka njoftuar qeveria lokale e qytetit përmes rrjetit social në “Twitter”.
Zjarrfikësit mbërritën pak pas mesnate me një vinç për të hequr statujën katër metra të lartë të Erdoganit nga sheshi qendror i qytetit, ku ishte vendosur të hënën nga artistët si pjesë e festivalit artistik “Bienalja e Wiesbadenit”.