Qyteti i bukur
25 qershor 2021
| 00:32
Seç më pa syri n’kaltërsi deti
Ulqinin e bukur plot hijeshi,
me dashuri kudo dëgjoja
të flitej shqipja me ëmbëlsi.
Vezullonte pamje e shejtë
Mbi ujin e kristaltë,
Dallgët tundeshin pa pushim
pranë mureve të kalasë.
Kjo më bën të ndihem plotë
Të shuaj mall, t’mos jem n’vetmi.
Aty ku ishin themelet e ndërtuara dikur
po përtëriheshin përsëri.
Qershor 2021
Valbona R.Hadri