Qyteti i Deçanit bëhet me furnizim alternativ të energjisë elektrike
KEDS-i përmes një komunikatë për media ka bërë me dije se ka finalizuar punimet për vendosjen e kabllos alternative për qytetin e Deçanit, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë.
“Kompania ka shtrirë kabllon alternativ 2 400 metra të gjatë që lidhet në largpërçues. Tani qytetarët e Deçanit në rast të ndonjë prishje nuk do të kenë ndalesa të gjata të energjisë elektrike, pasi ka mundësi alternative të furnizimit. Kjo kabllo do të shërbejë si furnizuese e pjesës më të madhe të qytetit të Deçanit deri sa të rregullohet ndonjë prishje e paraqitur apo ndonjë e papritur tjetër që mund të ndodhë. KEDS-i ka intervenuar në këto temperatura të ulëta ta shtrijë këtë kabllo, pasi kohën e fundit ka pasur probleme të furnizimit të këtij qyteti si rrjedhojë e dëmtimit të kabllos nëntokësore. Por, ndalesat disaorëshe tashmë janë evituar. Kjo, edhe falë përkushtimit maksimal të punëtorëve të KEDS-it dhe përkrahjes së vazhdueshme nga ana e Komunës së Deçanit”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.
/Epoka e re/