Qyteti i Gjilanit pritet të bëhet me objekt të ri të Stacionit të Autobusëve
03 shtator 2024
| 11:31
Qyteti i Gjilanit pritet të ketë objektin e ri të Stacionit të Autobusëve, me infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira pune e operimi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Stacioni i Autobusëve po bëhet realitet falë bashkëpunimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ministrin Elbert Krasniqi.
“Një nga projektet me vlerë të madhe për qytetin, që sjell ndryshimet e nevojshme infrastrukturore dhe funksionale, po fillon të realizohet këtë vit”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës shtoi se projekt pas projekti, drejt realizimit të projekteve të nevojshme për qytetarët tanë.