Qyteti i Suharekës po bëhet me stadium të ri (Foto)
18 tetor 2024
| 11:44
Suhareka po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.
Për t’u bërë i mundur një projekt i tillë, Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë parcelë prej 13 hektarëve.
“Ne si klub jemi të lumtur që më në fund edhe qyteti ynë, qyteti i kampionëve, po bëhet me një impiant të dinjitetshëm, gjë e cila e rrit edhe më shumë dëshirën e vullnetin për të investuar në futboll. Aktualisht është bërë e ditur se koncepti ideor është përzgjedhur se vitin e ardhshëm nisin procedurat tjera. Urojmë që sa më shpejtë të bëhemi me këtë stadium”, ka shkruar në “Facebook” FC Ballkani.