Qyteti indian Kolkata goditet rëndë nga cikloni Amfan
21 maj 2020
| 12:40
Qyteti indian, Kolkata është shkatërruar nga një ciklon i fuqishëm.
Cikloni “Amfan” ka zbarkuar të mërkurën në lindje të Indisë dhe Bangladeshit, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona.
Më shumë se 14 milionë persona në Kolkata janë pa energji elektrike dhe komunikimet janë dëmtuar rëndë.
Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee ka thënë se shkatërrimi ka qenë “katastrofë më e madhe sesa sëmundja Covid-19”, që shkakton koronavirusi.
Kolkota është kryeqytet i shtetit të Bengalit Perëndimor, që ka regjistruar 3 103 raste të prekura me këtë virus.
“Zonë pas zone është shkatërruar. Unë kam përjetuar një situatë të gjendjes së luftës sot”, ka thënë Banerjee për agjencinë e lajmeve indiane, Press Trust./rel/