Qyteti italian në zgrip të mbijetesës, jep shtëpi falas, por jo vetëm kaq (FOTO)
Një qytet i bukur italian me pamje madhështore po ofron shtëpi falas për të joshur banorët e rinj.
Kryetari Vincenzo Giambrone thotë se “i dhemb zemra” të shohë shtëpitë e mrekullueshme, të braktisura në qytetin e tij të lindjes, Cammarata, në Sicili. Ai tha për CNN se ai do të bëjë gjithçka që të ndalojë hemorragjinë e banorëve nga qyteti i tij. I vendosur në male, rreth 40 milje në juglindje të Palermos dhe 22 milje në veri të Agrigento Cammarata është një perlë e vërtetë e natyrës.
Për çiftet që vendosin të shpërngulen këtu dhe do të bëjnë fëmijë marrin edhe një bonos prej 1 mijë eurosh.
Emigrimi është rikthyer si njëri ndër problemet më serioze në Italinë e Jugut. Edhe në statistikat zyrtare, kjo tendencë shfaqet më se e qartë: nga rreth 60 milionë banorët që jetojnë në Itali, vetëm 10 milionë prej tyre jetojnë akoma në rajone e fshatra malore.
Dhe kjo ndodh megjithëse këto rajone formojnë më shumë se gjysmën e vendit. Numri i vendbanimeve të braktisura për arsye ekonomike apo katastrofash natyrore, vlerësohet të jetë më shumë se 6 mijë.