Qyteti që vret banorët
22 qershor 2018
| 11:42
Shumë njerëz kanë humbur shumicën e familjes sepse dikur jetonin në Wittenoom.
Qyteti në Australinë Perëndimore u ngre rreth një miniere asbesti në vitet 1940 dhe ’50. Por shumë njerëz në Wittenoom nuk ishin në dijeni se fibrat e azbestit mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe kancer.
Qindra, ndoshta mijëra banorë, kanë vdekur që nga momenti i ekspozimit ndaj asbestit. Miniera u mbyll në vitin 1966, por qyteti është ende i ndotur dhe është pothuajse tërësisht i braktisur.