Qyteti suedez kërkon licencë nga lypësit në rrugë, përndryshe pason gjoba
08 gusht 2019
| 11:41
Një qytet suedez është bërë i pari në vend që ka prezantuar një leje zyrtare për lypje, duke kërkuar nga kushdo që kërkon para në rrugë të paguajë rreth 23 euro për një licencë. Sipas medieve të huaja, e vlefshme për tre muaj, leja mund të merret duke plotësuar një formular në internet ose në një stacion policie dhe kërkon një ID të vlefshme. Në të kundërtën, çdokush që gjendet duke lypur para do të përballet me gjobë deri në 370 euro.