R Kelly mund t’i shpëtojë burgimit
26 shkurt 2019
| 11:50
Reperi i njohur R Kelly po përballet me dhjetëra akuza për abuzime seksuale, që mendohet se kanë ndodhur përgjatë disa vjetëve.
Para dy ditësh u lëshua një urdhërarrest ndaj tij dhe këngëtari u arrestua në Chicago pasi akuzohet për abuzimin seksual të katër femrave, përfshirë tri ferma të mitura.
Megjithatë, reperi i njohur mund të lirohet me kusht nëse paguan një milion dollarë. Reperi është urdhëruar gjithashtu ta dorëzojë pasaportën e tij dhe të mos ketë kontakte me asnjë të mitur nën moshën 18-vjeçare.