R Kelly sërish në pranga
08 mars 2019
| 11:42
Këngëtari R Kelly ka përfunduar i arrestuar pasi dështoi ta paguajë mbështetjen financiare për fëmijët e tij. Sipas raportimeve të “TMZ”, zyrtarët policorë e kanë shoqëruar jashtë gjykatës, me ç’rast edhe është arrestuar.
R Kelly u paraqit në gjykatë në afatin e fundit për ta realizuar pagesën prej 161 mijë dollarësh, të cilën, siç duket, ka dështuar ta përmbushë. Këngëtari veçse është në një proces gjyqësor, ku ndaj tij rëndojnë akuza për abuzime seksuale. Disa prej viktimave besohet se ishin të mitura në kohën e kryerjes së veprave penale.