R2-sfera e fushës magnetike, primare e tokës

31 janar 2020 | 11:41

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (14)

Fusha e parë magnetike që ka buruar nga materialet feromagnetike në brendësinë e tornados elektromagnetike të tokës ishte fusha magnetike primare e tokës. Në këtë mënyrë kjo fushë e kishte burimin nga vetërigjenerimi i protoneve, elektroneve dhe neutroneve nga brendia e materialeve feromagnetike. Në mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) të kësaj fushe që kanë buruar nga polet e magnetit të tokës, në to kanë vepruar njëkohësisht forca e fushës së ciklonit e ndihmuar edhe nga tornadoja elektromagnetike e tokës, e cila përmes forcës tërheqëse ka ushtruar presion

mbi fushën magnetike primare të tokës. Në këtë mënyrë rreth tokës është formuar një sferë e fushës magnetike primare me një rreze të caktuar, por për shkak se fusha magnetike primare ishte kishte një burim vetërigjenerues, rrezja e saj gjithnjë ishte rritur me kalimin e kohës. Por formimi i shtresave të materialeve feromagnetike mbi polet e magnetit të tokës, e ka shndërruar këtë fushë magnetike primare në një fushë magnetike sekondare, e cila fushë ka filluar të burojë nga shtresa e materialeve feromagnetike.

Prandaj, gradualisht fusha magnetike sekondare me ndihmën e fushës antimagnetike simetrike e ka zhvendosur fushën magnetike primare në drejtim të periferisë. Në këtë mënyrë sfera e fushës magnetike primare është zhvendosur përtej sferës së fushës magnetike sekondare.

Sfera e fushës magnetike primare është një sferë e cila përbëhet nga mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) me një (adn-y) që janë tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Këto mikrogrimca janë në aktivitet të sulmit gjithherë mbi sipërfaqen e tokës për shkak se kanë nivelin energjetik më të lartë, se sa mikrogrimcat e fushës magnetike sekondare të tokës. Në këtë rast këto mikrogrimca nën presionin e forcës tërheqëse të fenomeneve (ct) do të depërtonin në sipërfaqen e tokës, por hasin në kundërshtim të fushës antimagnetike të tokës, të cilat kanë një nivel shumë më të lartë se mikrogrimcat e fushës magnetike primare.

Prandaj, toka më shumë është e rrezikuar nga kjo pjesë e sferës së fushës magnetike se sa nga rrezatimet e diellit ashtu sikur sot paralajmërohet nga agjenci të ndryshme shkencore. Erërat diellore e kanë burimin nga fusha magnetike primare e diellit, dhe kanë një rreze të caktuar nga sipërfaqja e diellit. Prodhimi i tyre ka përfunduar, por kanë mbetur këto mikrogrimca të shpërndara nën ndikimin e forcës së fushës antimagnetike të diellit.

R3-Sfera e fushës antimagnetike të tokës (SBa)

Rrezja e fushës antimagnetike magnetike (SBa) ka një rreze shumë here ma të madhe se sa rrezja e fushës magnetike sekondare (SBs) dhe rrezja e fushës magnetike primare (SBp).

Kjo sferë e fushës antimagnetike depërton nëpër dy sferat e fushave magnetike sekondare (SBs) dhe primare (SBp) dhe kalon përtej tyre me qindra mijëra kilometra. Ç’ka do të thotë se është prezentë në të dy fushat magnetike, që tregon se të dy sferat e fushës magnetike ndodhen brenda sferës së fushës antimagnetike, përderisa fushat magnetike primare dhe sekondare kanë një kufi në mes veti, fusha antimagnetike nuk ka kufij me asnjërën nga këto fusha magnetike. Rrezja e fushës antimagnetike magnetike (SBa) është e njëjtë me rrezen e forcës tërheqëse të fenomeneve të cikloneve dhe tornadove elektromagnetike, ashtu sikur shihet në figurën 21.

R3 dhe R5-Sfera e fushës së ciklonit dhe tornados elektromagnetike

 Janë sfera që kanë një rreze të njëjtë, kurse së pari sfera është formuar rrezja e ciklonit të tokës, e pasuar nga sfera e tornados elektromagnetike.

Sferat e fushave të një trupi qiellor

 Teoria e sferave të trupave qiellorë. Ç’do trup qiellorë i cili ka një formë të rregullt gjeometrike, dhe rreth të cilit rrotullohen trupa të tjerë qiellorë posedon pese sfera në të cilat veprojnë fusha të ndryshme. Prandaj, sikur toka, dielli, jupiteri saturni, urani, galaksia e jonë, galaksitë e tjera miniuniverse apo universi posedon nga pesë fusha të veprimit në formë sferike që e mbështjellin atë trup. Shiko figurën 22.

Rrezet e fushës antimagnetike, fushës së ciklonit dhe fushës së tornados elektromagnetike janë të njëjta R3=R4=R5.

Sferat brenda sferave te trupat qiellorë

Brenda pesë sferave të një trupi qiellorë mund të ketë nga një deri (x….xn) sfera identike me dimensione shumë më të vogla se sa vetë dimensioni i sferës. Shembull. Brenda pesë sferave të diellit, ndodhen sferat identike siç janë e tokës, Jupiterit, Saturnit, Uranit, Neptunit dhe Plutonit. Shiko figurën 23.

Por ndryshe nga këto sfera të pesë shtresave, brenda ka edhe një sferë me më pak mbështjellës te planeti i Venerës, Merkurit, Marsit, Satelitëve Natyral, Hëna, Europa, Titani…

Edhe pse rreth planetit mars rrotullohen dy satelitë natyral phobos dhe deimos që nuk kanë një formë sferike. Ky planet posedon pesë sfera të fushave, sikur toka por që fushë antimagnetike është shumë e dobët, thuajse e papërfillshme. Këtë e argumenton edhe distanca e satelitit phobos, i cili ndodhet vetëm 6000 km nga sipërfaqja e Marsit, i cili gradualisht i afrohet Marsit.

Kështu që prezenca e këtyre sferave është tejet e komplikuar te ata trupa qiellorë që kanë në formë sferike dhe nuk rrotullohen rreth tyre trupa të tjerë qiellorë, ashtu sikur Venera e Merkuri.

Elasticiteti i sferave të trupave qiellorë

 Kur është fjala te forma sferike e trupave qiellorë, nuk mund të themi se trupi qiellorë ka një formë 100 për qind sferike, ashtu sikur toka dhe trupa të tjerë qiellorë. Trupat qiellorë kanë një formë të caktuar dhe statike. Kurse për dallim nga vetë trupat qiellorë sferat trupave qiellorë pa marrë parasysh se sa shtresa përmbajnë në brendinë e tyre janë sfera elastike. Elasticiteti i sferave të trupave qiellorë varet nga dendësia e mikrogrimcave të fushës magnetike simetrike, qoftë primare dhe sekondare, si dhe nga mikrogrimcat së fushës antimagnetike dhe fushës tërheqëse të ciklonit dhe tornados elektromagnetike të atij trupi qiellor.

Venera dhe Merkuri posedojnë sfera shumë elastike, kurse marsi pak më të qëndrueshme, kurse toka dhe trupat e tjerë qiellorë posedojnë një elasticitet më të vogël. Elasticiteti i sferave të trupave qiellorë është i vetmi fenomen, që trupat qiellorë i lejon të afrohen por nuk i lejon të takohen. Në sferat e trupave qiellorë dominojnë dy forca kryesore: a) Forca e fushës tërheqëse të ciklonit dhe tornados të atij trupi, e cila vepron në sferën elastike me forcë nga periferia në drejtim të qendrës si dhe b) Fusha antimagnetike e atij trupi, që ka drejtim të kundërt me forcat tërheqëse të dy fenomeneve, e cila tenton që ta rrisë vëllimin e atij trupi.

Këto dy forca natyrisht arrijnë një ekuilibër në mes veti në secilën pikë të rrezes. Në këtë mënyrë në mes tokës dhe hënës veprojnë njëkohësisht dy forca, njëra është forcë tërheqëse dhe tjetra shtytëse, e që kanë intensitet të njëjtë në secilën pikë të orbitës së rrotullimit. Sfera e fushës tërheqëse të ciklonit dhe tornados elektromagnetike, është rritur gradualisht me rritjen e fushës antimagnetike të tokës, por rritja e fushës antimagnetike nuk mund të ndodhë pa rritjen e shtresës së materialeve feromagnetike mbi polet magnetike të tokës.

Fenomeni i rritjes së shtresës feromagnetike mbi polet magnetike të tokës, është indikacion mbi ekzistimin e fenomenit të njëjtë edhe te elementet e tjera brenda tokës, e së bashku këto fenomene njëkohësisht ndikojnë në rritjen e rrezen së tokës, e cila ndikon në rritjen e rrëzës së fushës magnetike sekondare të tokës, të fushës antimagnetike, dhe distancën në mes tokës dhe hënës si dhe trupave të tjerë qiellorë, dhe në fund ndikon në rritjen e rrezes së jashtme të tokës.

Prandaj, rritja e këtyre fenomeneve brenda një trup qiellorë, tregon qartë se të njëjtat fenomene ndodhin njëkohësisht te të gjithë trupat qiellorë, galaksitë mini-universe apo rritjen e universit.

Rrezja e sferave të tokës, ndryshon kohë pas kohe, kjo rreze ndryshon gradualisht gjatë rrotullimit të tokës rreth diellit. Në janar të secilit vit, apo në perihel që është pozita kur toka është më afër diellit, sferat e tokës shtypen në njërën anë kohë pas kohe, por forca e ciklonit dhe e tornados i japë një formë të rregullt, ku këto sfera i zgjatë në të dy anët. Shiko figurën 24.

Kurse në pikën më të largët kur toka nga dielli e merr formën sferike. Por pa marrë parasysh orbitën rreth të cilës rrotullohet toka rreth diellit, sferat e tokës ndërrojnë në ç’do kohë. Kjo e tregon edhe distanca e hënës me tokën ndërron kohë pas kohe.

Pastaj në muaji korrik 2020 sferat e fushave të tokës ndodhen në presion të madhe nga sferat fushave të Jupiterit, por gjithashtu edhe në sferat e fushës së Jupiterit

ndikojnë sferat e fushave të Saturnit. Shiko figurën 25.

Prandaj, sferat e tokës dhe të gjithë trupave qiellorë ndryshojnë kohë pas kohe, por asnjë here nuk rrezikojnë të dalin nga ekuilibri, dhe gjithmonë marrin forma simetrie. Të gjithë trupat qiellorë, të gjitha sistemet diellore, galaksitë, mini-universet, dhe universi ndodhen në qendrat e sferave të fushave të veprimit të tyre. Asnjë përzierje në mes këtyre sferave stabile nuk ekziston. Për aq sa rriten sferat për shkak të rigjenerimeve për aq rritet universi.

Universi nuk ka asnjë lidhje me Bing bangun sepse Bing bangu asnjëherë nuk ka ekzistuar. Universi zhvillohet në formë natyrale dhe asnjëherë nuk përfundon duke u zgjeruar. Ne asnjëherë nuk do ta dimë se kur ka filluar, por e dimë dhe jem të sigurt së asnjëherë nuk ndalet.

 Rigjenerimi

Rigjenerimi i fushës magnetike simetrike është një udhërrëfyes që i hapë rrugë rigjenerimit jo vetëm materialeve feromagnetike, por të gjitha elementeve të sistemit periodik, dhe jashtë sistemit periodik, për të cilën do informoheni në një kohë jo të largët. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është zgjedhur edhe për një…