Ra në bunar, vdes gruaja nga Gjilani

10 gusht 2023 | 11:24

Një grua ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan pasi kishte rënë në një bunar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i…