Ra në kontakt me rrymën, humb jetën 59-vjeçari nga Elbasani
12 dhjetor 2021
| 12:49
Sot rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, pranë banesës së tij është gjetur pa shenja jete shtetasi R. Q., rreth 59 vjeç.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë rryma.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.