Ra në kontakt me rrymën, vdes 65-vjeçari në Divjakë
09 shtator 2024
| 12:06
Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Divjakë.
Sipas Policisë s së Shqipërisë një 65-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi 65 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike“, është thënë në njoftimin e policisë.