Ra nga kati i shtatë në Durrës, trevjeçarja është jashtë rrezikut për jetë
06 mars 2024
| 13:49
Trevjeçarja e cila ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në plazhin e Durrësit është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.
Mbrëmjen e së martës fëmija ka rënë nga lartësia dhe fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit e më pas në atë të Traumës, dhe vazhdon të ndodhet për shkak të dëmtimeve që i ka marrë.
Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime, shkruan “Top Channel”.