Ra nga lartësia e një objekti, Policia nis hetimet për vdekjen e 47-vjeçarit

03 janar 2025 | 22:50

Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një 47-vjeçari në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Policia ka thënë se viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, ndërkohë që dyshimet e para janë për vetëvrasje.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani e ka eliminuar Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës së…