RA VJESHTA

24 dhjetor 2021 | 15:20

AUTORE: Elife LUZHA

Ra dhe Vjeshta me mëngjese të brymëta

Gjethet si nga brushë e Van Gogut ngjyruar
Bien mbi myshkun vjeshtor
E drunjtë në fillikatni kredhur janë
Pa flutura e zogj që s’di ku u fshehën

Ah nën vallëzimin e stinëve vitet vargohen
Lumi i jetës kthesave të mistershme shterron
Befas suferina dimëron në shpirtin e lodhur
Me gëzimin e dhimbjes si aht

DHIMBJE

Mos më kërko
Sall për një ditë të vetme
Të lutem m’u largo
Me lojën tënde therrmëse

Mos më trazo
Se dua ta thaj lotin nga një sërë vuajtjesh
E frymën e shpirtit
Si prej ahtesh
Latentisht ta çliroj
Nga ti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj të premten është mbajtur ceremonia…