Rabanica bëhet me asfalt, pritet fillimi i asfaltimit të rrugëve në Dollovë, Dush dhe Jollovc
Kanë filluar të martën punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Grabanicë, rrugë tjera të reja të cilat po i shtohen infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Klinës.
Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka uruar banorët për këto projekte, duke shtuar se institucionet komunale do të angazhohen vazhdimisht në plotësimin e kërkesave të qytetarëve dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore nëpër të gjitha fshatrat.
Ky projekt, i cili ka një vlerë prej 213 mijë euro dhe një gjatësi rrugore prej 5 kilometra, është i financuar nga komuna e Klinës dhe Ministria e Zhvillimit Rural dhe përfshinë edhe asfaltimin e rrugëve në Dollovë, Dush dhe Jellovc, rregullimi i të cilave do të fillojë së realizuari shumë shpejt.
Afati i përfundimit të punimeve në bazë të kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik është 100 ditë pune.
/Epoka e re/