Rabioti, afër Barcelonës
23 gusht 2018
| 13:46
Andre Rabiot është pranë largimit nga PSG-ja dhe dy ekipet që po insistojnë për ta afruar në ekip janë: Barcelona dhe Juventus “El Mundo” raporton se 23-vjeçari ka arritur akordin me klubin katalanas, të cilët janë gati t’i afrojnë një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Ekipi aktual shpreson akoma që të rinovojë me mesfushorin, por francezët afrojnë më pak dhe mund të arrijnë deri në 7.2 milionë euro. PSG-ja nuk dëshiron të humbasë Rabiot dhe do të bëjë tentativën e fundit për ta bindur të qëndrojë, por duhet rritur oferta e tyre.
Ndërkohë, Juventus vazhdon monitoron situatën, edhe pse në Spanjë janë të bindur që mesfushori i PSG-së, më të cilët i ka mbetur dhe një vit kontratë, do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.