Raçaku, kjo dhimbje kombëtare!
Shkruan: Sali Bislimi
Drejtësia ndërkombëtare, njerke për Kosovën dhe nanë për Serbinë?!
Alo shteti shqiptar a ke turp, dhe ti i Kosovës s’ju vjen marre që jeni dalldisë të veshur në kostume për t’i dalë përpara gjakut që dha lirinë tuaj dhe ju mendoni që me një vizite turistike ditore nderoni por më shumë abuzoni, pa bërë një vepër për Raçakun mos e vizito.
Një çerek shekulli kemi lot, dhimbje por aspak solidaritet për t’i mbrojtur këta dëshmorë ne si të gjallë që së paku të sjellim kanibalët serbë para drejtësisë.
Çka ka ba Shqipëria në këtë aspekt, çka ban Kosova, a mund të ndërtojë paqen afatgjate pa u gjykuar serbët për qindra krime në Kosovë, Jo nuk mundem – duhet gjykata ndërkombëtare e Hagës të hapë proces gjyqësor për krimet serbe në Kosovë.
Gjykata e Hagës duhet të dëshmon se është e drejtë për të gjithë, nuk tolerohet për dikën nanë e për dikën njerkë si thënie popullore po e them, por ne duhet ta bëjmë punën tonë si komb, si shtete që demokracia dhe liria na obligon, nuk jemi tani as të pushtuar as të poshtëruar siç ishim.
Gjykata ndërkombëtare e Hagës nuk mundet të neglizhojë qindra masakra në Kosovë, ajo nuk mund të punojë me standarde të dyfishta, ajo sot është e padrejtë për shqiptarët por pse është kështu është një pikëpyetje që politika gjithëshqiptare duhet të japë një përgjigje.
Sot nga Raçaku duhej një brohoritje deri në qiell për të kërkuar lirimin e pengjeve të Hagës, ne jemi viktima, ne nuk mundem as pragun e shtëpisë me mbrojt. Dëshmia më e mirë është Raçaku që sot thërret ndërgjegjen tonë si komb, shtet dhe shoqëri!
Kosova mund të falë vetëm pas drejtësisë!!!