Raci kandidat për kryetar, por Bashota bën fushatë për kandidatët për asamble

14 shtator 2021 | 13:11

Ish-kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashotës, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është pamundësuar të kandidojë për kryetar të kësaj komune pas një vendimi të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit për mosdeklarim të pasurisë sa ka qenë kryetar i komunës së Klinës. Pas decertifikimit të Bashotës, Partia Demokratike e Kosovës kandidat për kryetar të komunës së Klinës ka propozuar Esat Racin. Por, fushatën e kësaj partie në Klinë dhe përkrahjen kandidatëve të Degës së PDK-së për Kuvendin Komunal të Klinës po e bën dhe po ua jep ish-kandidati për kryetar, Sokol Bashota, i cili në llogarinë e vet në “Facebook” që disa ditë përkrah vetes po paraqet kandidatët për Kuvendin Komunal dhe po vazhdon të ketë takime çdo ditë me strukturat e Degës së PDK-së në Klinë. Për dallim prej Bashotës, kandidati për kryetar, Esat Raci, deri më tash nuk ka paraqitur veç e veç asnjërin kandidat të PDK-së për Kuvendin Komunal të Klinës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pochettino ka pranuar se nuk e priste që Paris…