Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë!
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth sulmit, të dytë me radhë që iu bë gruas rome sot në Ferizaj.
Ajo ka thënë se ndihet e irrituar me pamjet e sulmit ndaj kësaj gruaje.
Reagimi i saj i plotë në “Facebook”:
Për herë të dytë brenda vetëm një jave në Kosovë, një vendi që mëton të respektojë të drejtat e njeriut si vlerë të demokracisë dhe të fuqizojë sundimin e ligjit, ne pamë një sulm të tmerrshëm e tejet jonjerëzor ndaj një gruaje rome.
Jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë. Mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri. Lërë që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t’ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj!
Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë!
Empatinë duhet ta kultivojmë më shumë në shoqërinë tonë, ndërsa dhunën ta ndëshkojmë ashpër!