Raddy Ovouka përforcon Dritën  

26 janar 2023 | 12:42

Skuadra lidere në Superligën e futbollit të Kosovës, Drita e ka zyrtarizuar transferimin e Raddy Ovouka. Ky i fundit e përforcon skuadrën gjilanase në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak.

“Ovouka do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak. Raddy është 23-vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Raddy Ovouka sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojmë kundër ekipit sllovak nga ora 15:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri kroat i Ekonomisë, Davor Felipoviq, në Forumin Ekonomik Kosovë…