Radhë të gjata par ministrisë për vulë apostile
13 prill 2021
| 09:30
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ku po presin për t`u pajisur me vulë apostile.
Pavarësisht pandemisë, distanca fizike si masa për parandalimin e kësaj sëmundje nuk është respektuar nga qytetarët.
Përderisa për Policia disa herë u ka tërhequr vërejtjen atyre që po prisnin në radhë që të ruajnë distancën.
Qytetari Zeqir Zogaj, i tha Ekonomia Online se ka arritur që vetëm që të bëjë termin, dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në ora 07:00 të mëngjesit.
Kjo nuk është hera e parë që para kësaj ministrie grumbullohen numër i madh i qytetarëve që kërkojnë këtë shërbim.