
Radhë të gjata pushuesish nga Kosova në Shqipëri
Turistët nga Kosova kanë përftuar nga fundjava e fundit e gushtit për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar, ku që prej mëngjesit të sotëm, radhë kilometrike janë regjistruar në akset kombëtare, përfshi rrugën e Kombit.
Kjo, edhe pse kufiri mes dy vendeve kalohet pa kontrolle policore, me ligjin e ri të vendosur mes dy shteteve.
Trafiku i rënduar i mjeteve ka nisur që prej Rrugës së Kombit, duke u shtrirë më pas edhe në akse të tjera deri në bregdetin shqiptar të Velipojës, Durrësit e më tej.
Orët e para të mëngjesit kanë parë radhët e para të gjata të automjeteve, teksa vijon që trafiku të jetë i rënduar.
Kushtet atmosferike po ashtu e kanë favorizuar ardhjen e pushuesve nga Kosova, të cilët duket se duan të përftojnë nga rrezet e fundit të forta të Diellit, përpara ardhjes së vjeshtës së radhës në Shqipëri.