RADIO “KOSOVA E LIRË” LINDI NË FLAKËT E LUFTËS SË ARMATOSUR TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Ismet Sylejmani
Më 17 Nëntor 1994 me vendim të Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega Jashtë Vendit, themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Më 13 Nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelon Radion “Kosova e Lirë”!
Më 4 Janar 1999 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillon punën Radio “Kosova e Lirë”!
Pas vendimit të fillimit të punës dhe të emetimit të radiovalëve liridashëse çlirimtare, UÇK u bë me armë të madhe elektromagnetike, u bë me krahë të madh e të fortë!
Krahu me i fortë në frontet e luftës se armatosur çlirimtare, të luftëtarëve e komandantëve të UÇK-se, e të popullit shqiptar të Kosovës, u bë e famshmja Radio “Kosova e Lirë”!
Radio “Kosova e Lirë” ishte dhe mbetet zëri real dhe përfaqësuesja më autentike e të kaluarës së lavdishme të luftës për liri, pavarësi e çlirim me armë në duar të popullit shqiptar të Kosovës!
Te Radio “Kosova e Lirë” gjaku i derdhur për liri, heroizmi masiv dhe lufta heroike në ballë të kolonës së gjatë me Jasharajt e pavdekshmëm, gjëmojnë me nderim e me dashuri të padiskutueshme!
Patrioti e atdhetari, ish i burgosuri politik, luftëtari e komandanti i lavdishëm i UÇK-së, bashkë me familjen e Tij, Drejtori emblematik i Radios” Kosova e Lirë” Ahmet Qeriqi, mbetet shqiptari më i përkushtuar dhe mbrojtësi më madh e i hekurt i zërit të luftës për liri!
Gëzuar ditëlindjen e 24-të Radio “Kosova e Lirë”!
Ish- Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Prishtinë, 4 Janar 2023!