Radiologjia për herë të parë kryen rezonancën magnetike të tërë kurrizit
16 maj 2021
| 23:16
Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë ka filluar të kryhet edhe rezonanca magnetike e tërë kurrizit, me aparatin e ri të rezonancës magnetike.
Në angazhimin e saj për të shërbyer më mirë pacientët me nevojë, Radiologjia po aktivizon edhe shërbimet tjera të cilat do të rrisin gamën e shërbimeve imazherike.
Në të ardhmen Klinika e Radiologjisë ka në plan që të zgjeroj edhe me procedura të reja.