Radiologjia pranon donacion nga ShBA-ja në vlerë prej 500 mijë euro

30 korrik 2024 | 13:09

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky investim është tejet i rëndësishëm për pacientët, ndërsa falënderoi Zyrën për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane.

Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

“Dua ta shpreh kënaqësinë për Ambasadën e ShBA-së që për vite më radhë kanë qenë aleat e mbështetës të rrugës sonë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe ditën e sotme duhet ta shënojmë si të veçantë për shëndetësinë”, tha Vitia, teksa tregoi edhe për specifikat e kësaj aparature.

“Do të ketë efekt në diagnostikimin emergjent në raste emergjente. Investimi kap shifrën 499 mijë euro dhe ky donacion do të ndihmoj në diagnostikimin e pacientëve tanë. I rëndësishëm është edhe trajnimi i personelit tonë. Stafi ynë është i përgatitur për ta përdorur këtë pajisje”, u shpreh Vitia.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu ka treguar rëndësinë e këtij donacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”…