Radoiçiqi thërret ‘live’ në emision Fatmir Shehollin: Pa u heq Njësia Speciale nuk ka paqe në veri
Këtë javë në emisionin “Kojshia Show” mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.
Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision.
Sheholli foli në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmetoi te moderatori fjalët që ai i tha në telefon.
“Mua Amerika më ka shti në listë të zezë, por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ia dëgjoni krismën. Kam dosta në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Radojçiqit.
Sheholli përcjell fjalët e Radoiçiqit, për të cilin thotë se për situatën në veri i tha: “Pa formim të Asociacionit dhe pa u hequr Njësia Speciale e flamuri Kosovës, nuk ka paqe në veri”.
Ndryshe, ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupi të organizuar kriminal.