Radojiçiq shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist
30 shtator 2023
| 15:47
Mediumi serb “Novosti” shkruan sot se krimineli Milan Radojiçiq i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë.
Ai sipas kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.
Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet pastaj të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.