Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore
06 janar 2025
| 12:22
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë me dije se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.
“Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërsa më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, ka thënë Radoniqi.