Radoniqi pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, ia dhuron hartën e Kosovës

05 shtator 2024 | 16:11

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur të enjten në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

KQZ-ja ka njoftuar se Radoniqi ia ka bërë Davenportit  dhuratë hartën e Kosovës.

“Kryesuesi Radoniqi e falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e tij në mbështetje të KQZ-së. Radoniqi kujtoi së fundmi edhe pranimin e softuerit të KQZ-së i zhvilluar me mbështetjen e OSBE-së, përmes së cilit do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”.

“Me këtë rast, Radoniqi ndau mirënjohje për ambasadorin Davenport për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë me dije…