Radoniqi: S’kemi marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore

10 shtator 2021 | 14:57

Pavarësisht dakordimit të partive politike që të ketë shkurtim të ditëve të fushatës zgjedhore për shkak të rasteve me COCID-19, një kërkesë e tillë nuk është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar se ende nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për shkurtimin fushatës zgjedhore.

Ai ka deklaruar se  nëse partitë do t’i drejtohen KQZ-së me kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore atëherë do të marrin një vendim. “Sa i përket fushatës parazgjedhore ne në KQZ ende nuk kemi marrë ndonjë kërkesë nga partitë politike për shtyrje apo nga kushdo tjetër, në momentin që do të pranojmë një kërkesë do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim, por çështja e afatit të fushatës paraelektorale është çështje e ligjit, ligji e përcakton, por duke pasur parasysh rrethanat ne do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim”, ka deklaruar ai për KP.

Sa i përket idesë që zgjedhjet lokale të shtyhen si pasojë e numrit të madh të rasteve me COVID-19, Radoniqi ka deklaruar se këtë vendim nuk mund ta merr KQZ.

“Sa i përket shtyrjes së datës së zgjedhjeve nuk varet nga KQZ-ja, varet nga rekomandimi i IKSHPK-së apo Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Radoniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti  ka emëruar të premten Florim Isufi, këshilltar…